Showbiz

Në Izrael me peticion kërkohet ndalimi i transmetimit të këngëve të Dua Lipës

Në Izrael me peticion kërkohet ndalimi i transmetimit të këngëve të Dua Lipës

Një peticion ka nisur në Izrael, me të cilin po bëhet thirrje që këngët e Dua Lipës të ndalohen në radio. Kjo, siç transmeton BW, pasi këngëtarja ndau në llogarinë e saj në Instagram një postim, siç thuhet, anti-izraelit, ku pretendonte se ushtarët qëllojnë fëmijë, mes pretendimeve të tjera. Mbi 3,000 njerëz kanë nënshkruar deri më tani këtë peticion. Organizata ‘Im Tirzu’ shprehet se:

“Në dritën e nxitjes kundër ushtarëve, antisemitizmi, shpifja, teoritë e komplotit dhe shtrembërimet që qëndron në postimin që këngëtarja ndau, nuk është e përshtatshme që një radio të vazhdojë të transmetojë këngët e saj,” shkroi ‘Im Tirzu’ në një letër drejtuar dy ministrave.