Showbiz

Kim Kardashian West ofron t’ia paguaj faturën e spitalit një protestueseje të lënduar

Kim Kardashian West ofron t’ia paguaj faturën e spitalit një protestueseje të lënduar

Ylli televiziv, Kim Kardashian West, ka ofruar ta paguaj faturën e spitalit të një protestuese e cila e ka humbur një copëz të ballit të saj, pasi është qëlluar me plumb gome në njërën prej protestave të fundit në Amerikë.

Ylli i shout “Keeping Up with the Kardashians” e shprehu dëshirën për t’i dalë në ndihmë gruas në fjalë, pasi e ishte parë duke qarkulluar në rrjetet sociale një fotografi, që i shfaqte lëndimet e saja mjaft serioze. Ajo i kishte pësuar lëndimet në fytyrë teksa po protestonte për drejtësi, pas vdekjes mizore të George Floydit në duart e katër policëve në Minnesota, transmeton Koha.