Showbiz

J.J. Abrams ofron 10 milionë dollarë për organizatat që e luftojnë racizmin në Amerikë

J.J. Abrams ofron 10 milionë dollarë për organizatat që e luftojnë racizmin në Amerikë

Regjisori, skenaristi dhe producenti i njohur hollywoodian, J.J. Abrams dhe bashkëshortja e tij, kanë vendosur t’i dhurojnë 10 milionë dollar për fushatat anti-racizmit përgjatë pesë vjetëve të ardhshme.

Regjisori i filmave “Star Trek” dhe bashkëshortja e tij, Katie McGrath, janë zotuar ta dhurojnë këtë shumë të madhe të parave përmes kompanisë së Abramsit, “Bad Robot” dhe fondacionit të tyre bamirës “Katie McGrath and J.J. Abrams Family Foundation”, me qëllim që t’i ndihmojnë organizatat e përkushtuara në betejën kundër racizmit dhe ndërtimin e një shteti të drejtë për të gjithë, transmeton Koha.