Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Perfeksion”, kënga e re nga Berat Haskaj

Të gjithë e njohim si njërin prej antarëve të grupit të vallëzimit “Future Steps”, por tash e sa kohë, Berat Haskaj është bërë pjesë e skenës edhe si këngëtar. Projekti i tij i fundit quhet “Perfeksion” dhe vjen në bashkëpunim me Sinen dhe Jonny Doctor.
ë njohur për pulikun e bëri vallëzimi, por viteve të fundit Berat Haskaj e ka sfiduar veten edhe në këndim, raporton KOHA.

Projektet e tij muzikore janë nga më të ndryshmet, por stili urban e karakterizon secilin prej tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për dallim nga këngët e tij paraprake, ai tani ka sjellë një bashkëpunim me dy artistë.

Bashkëpunimi i tij me Stinen është mirëpritur nga audienca shqiptare.

Edhe pse muzika është bërë pjesë e karrierës së tij artistike, vallëzimi vazhdon të jetë pasion dhe profesioni i Haskajt.

Për shkak të pandemisë, aktivitetet e shumta të shkollës së tij të vallëzimit në Zvicër janë pezulluar dhe këtë kohë ai e ka shfrtyëzuar më shumë për të krijuar muzikë.

Në më pak se dy ditë, kënga “Perfeksion” ka mbledhur gati 30 mijë klikime në kanalin “StineRecordsOfficial” në YouTube.