Showbiz

Rok grupi Sytë sjell këngën “Crystal Floor (Dance)”

Rok grupi Sytë ka publikuar këngën e tyre më të re “Crystal Floor (Dance)”.

Kjo këngë është pjesë e albumit të këtij grupi “Divine Computer”, transmeton KOHA.

Muzikën dhe tekstin e ka bërë grupi Sytë. Kurse video-animacionin e ka bërë “Wwwonder”, me koncept të Nita Kaja.

Producent të saj janë Drin Tashi e Tomor Kuçi, me këtë të fundit që ka bërë edhe miksimin.

Kurse masterizimin e këngës e ka bërë David Blackman.