Butrint Imeri e ka shfrytëzuar një mënyrë shumë të mirë për të qëndruar afër adhuruesve të tij në këtë periudhë të pandemisë.
Ai i ka lansuar në YouTube disa prej këngëve më të njohura të karrierës së tij në versionin akustik, të cilat tingëllojnë edhe më mirë se këngët origjinale. Ndër to janë hitet: “Ma Cherie”, “Xhanem”, “Hajt Hajt”, “Bella”, “Për një dashuri”, “Bakllava”, “Kush”, “Papa”, “M’ke rrejt”, “Dream Girl”, “Sa gjynah” dhe “Prita”, që është një prej këngëve të tija të para.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoButrinti vjen i shoqëruar në skenë nga dy instrumentist, si dhe interpretimi i tij e vë në pah edhe më shumë zërin e veçantë të këngëtarit, çka në fillimet e karrierës së tij shumë shpejt e kishin bërë atë një prej këngëtarëve më të pëlqyer për publikun mbarë shqiptarë.
“Faleminderit për krejt komentet e mira që mi keni dërguar në kaq pak minuta. Këngët në versionin akustik i keni tash në YouTube, gjithashtu edhe këngën “Prita”, këngë që e këndova ekskluzivisht sonte dhe që është një ndër këngët e mia të para të karrierës”, ka shkruar këngëtari në postimin e tij të fundit në Instagram.
Për audion e këtij projekti është përkujdesur producenti i njohur kosovar, Mixey, ndërsa videot janë realizuar nga Valon Aziri.
Performanca të ngjashme me Butrint Imerin, e të cilat u sollën shumë sukses, në të kaluarën kanë sjellë edhe yjet e muzikës si, Elvana Gjata dhe Tuna. Shpresojmë edhe këngëtar të tjerë ta ndjekin këtë trend gjatë kësaj kohe të karantinës.