Showbiz

Butrint Imeri lansoi versionet akustike të hiteve të tij

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Butrint Imeri e ka shfrytëzuar një mënyrë shumë të mirë për të qëndruar afër adhuruesve të tij në këtë periudhë të pandemisë.

Ai i ka lansuar në YouTube disa prej këngëve më të njohura të karrierës së tij në versionin akustik, të cilat tingëllojnë edhe më mirë se këngët origjinale. Ndër to janë hitet: “Ma Cherie”, “Xhanem”, “Hajt Hajt”, “Bella”, “Për një dashuri”, “Bakllava”, “Kush”, “Papa”, “M’ke rrejt”, “Dream Girl”, “Sa gjynah” dhe “Prita”, që është një prej këngëve të tija të para.

Butrinti vjen i shoqëruar në skenë nga dy instrumentist, si dhe interpretimi i tij e vë në pah edhe më shumë zërin e veçantë të këngëtarit, çka në fillimet e karrierës së tij shumë shpejt e kishin bërë atë një prej këngëtarëve më të pëlqyer për publikun mbarë shqiptarë.

“Faleminderit për krejt komentet e mira që mi keni dërguar në kaq pak minuta. Këngët në versionin akustik i keni tash në YouTube, gjithashtu edhe këngën “Prita”, këngë që e këndova ekskluzivisht sonte dhe që është një ndër këngët e mia të para të karrierës”, ka shkruar këngëtari në postimin e tij të fundit në Instagram.

 

 

Për audion e këtij projekti është përkujdesur producenti i njohur kosovar, Mixey, ndërsa videot janë realizuar nga Valon Aziri.

Performanca të ngjashme me Butrint Imerin, e të cilat u sollën shumë sukses, në të kaluarën kanë sjellë edhe yjet e muzikës si, Elvana Gjata dhe Tuna. Shpresojmë edhe këngëtar të tjerë ta ndjekin këtë trend gjatë kësaj kohe të karantinës.