Showbiz

The Weeknd shpreh dëshirë të luajë në serinë e animuar “The Simpsons”

Descriptive Text

Pas një roli të shkurtër në serinë e animuar “American Dad”, këngëtari i njohur kanadez, The Weeknd, tani po provon ta sigurojë një bashkëpunim me krijuesit e shout televiziv “The Simpsons”.

Gjatë një interviste të realizuar dje për portalin “Variety”, The Weeknd, emri i vërtetë i së cilit është Abel Tesfaye, diskutoi rreth paraqitjes së tij në projektin e animuar “American Dad” me ç’rast tregoi se ka qenë fans i kamotshëm i këtij shou.

Episodi i serisë së animuar ku paraqitet The Weeknd, u transmetua të hënën mbrëma. Aty, këngëtari gjithashtu e performoi një këngë të shkruar enkas për këtë shou, transmeton Koha.

“Gjithmonë kam dashur ta portretizoj një personazh i cili është e kundërta e asaj se si më imagjinon publiku, dhe natyrisht të bëjë shaka paksa me veten. Dhe porsa mu dha kjo mundësi, vendosa ta shfrytëzoj në maksimum. Skenaristi dhe producenti i serisë, Joel Hurwitz, besoi në vizionin tim dhe më ndihmoi ta ekzekutoj rolin në mënyrë shumë të bukur,” ka deklaruar këngëtari.

Dhe tani pas kësaj eksperience, artisti shumë i dashur për publikun mbarëbotëror e ka kthyer fokusin e tij te seria e animuar “The Simpsons”, duke thënë se pjesëmarrja në shoun ikonik televiziv do të ishte një ëndërr e shndërruar në realitet për të.

“Do të jetë vështirë ta mund serinë ‘American Dad’ në botën e filmave të animuar televiziv, por një dëshirë e dukshme e imja do të ishte të përfshihesha në shoun ‘The Simpsons’. Kjo do të ishte një ëndërr e shndërruar në realitet për mua, dhe nëse krijuesit e këtij shou janë duke e lexuar këtë deklaratë, atëherë ju lutem të më kontaktoni sepse i kam disa ide fantastike të cilat dua t’i ndajë me ju,” ka shtuar tutje The Weeknd.

Albumi i fundit i yllit kanadez “After Hours”, u lansua në mars të këtij viti. Ky album që është i katërti i incizuar në studio për këngëtarin, është vlerësuar lartë nga kritikët e industrisë së muzikës dhe fansat anembanë botës.

{gallery}