John Travolta u fut në "Travolt/Off" gjatë The Tonight Show Starring Jimmy Fallon, mbrëmjen e së enjtes. Aktori i nominuar dy herë për “Oscar” garoi kundër Fallon ndërsa po i eksploronin disa nga personazhet më të paharrueshëm nga katalogu i Travoltës.
Gjatë lojës Travolta i riprodhoi rolin e Vinnie Barbarino nga Welcome Back, Kotter dhe Danny Zuko nga Grease. Por performanca e tij më e mirë erdhi kur ai e riprodhoi rolin e Castor Troy nga Face/Off.
Teknikisht, Nicolas Cage e luajti Castor Troy, por për shkak se e shkëmbeu fytyrën me personazhin e Travoltës, Sean Archer, Travolta përfundoi duke performuar si Cage respektivisht Troy. Jeni të hutuar? Atëherë duhet ta shikoni këtë film të mahnitshëm nga viti 1997.
Gjatë gjithë lojës, Fallon bëri çmos për të garuar me Travoltën. Fatkeqësisht për Fallon, imitimi i tij i Vincent Vega nga Pulp Fiction dhe imitimi i tij i Tony Manero nga Saturday Night Fever, nuk garonin dot nga Travolta i vërtetë.
-
“Paramount” e bën rebootin e filmit "Face Off"
-
Regjisori tregon se si fansat e Travoltës i kishin ndalur xhirimet e filmit “Saturday Night Fever”
-
Nicolas Cage në bisedime për të luajtur në sezonin e pestë të “True Detective”
-
Përballja me vdekjen e shtyu John Travoltan të pranonte rolin e ri
-
“The Flash” e sjell në ekran edhe aktorin Nicolas Cage