Showbiz

Val Kilmer po ndihet shumë mirë 4 vjet pas diagnostikimit me kancer në fyt

Ylli i filmit “Top Gun”, Val Kilmer, ishte diagnostikuar me kancer para më shumë se katër vjetësh dhe pas vënies së trakeotomisë aktori e ka humbur paksa zërin e tij.

Duke folur për emisionin “Good Morning America”, Kilmer tha: “Ndihem shumë më mirë sesa po tingëllojë. Në fakt po ndihem mrekullueshëm. Unë u diagnostikova me kancer në fyt, por e morra veten shumë shpejt. Kjo është një trakeotomi e cila më ndihmon të marrë frymë sepse gjëndrat e fytit janë paksa të fryra,” ka shpjeguar aktori.

Ndërkohë, Kilmer e ka ndërruar tërësisht pikëpamjen për jetën prej se është ballafaquar me kancerin.

Aktori 57-vjeçar e bëri të ditur në vitin 2019 se ka arritur ta fitojë betejën dy vjeçare me këtë sëmundje vdekjeprurëse, dhe e pranoi se ka filluar të mos i marrë shumë seriozisht gjëra sipërfaqësore siç janë, realizimi i filmave, ndjekja e ceremonive shpërblyese dhe të tjerë, kjo ngase e ka kuptuar se rëndësinë më të madhe në jetë e kanë shëndeti dhe mirëqenia.

Në të kaluarën, Val Kilmer, kishte folur për betejën e tij me kancerin gjatë një sesioni të pyetjeve dhe përgjigje me publikun, ku kishte deklaruar se besimi krishterë i ka ndihmuar ta tejkalojë këtë sëmundje.