Showbiz

Rita Ora duartroket për nënën e saj dhe gjithë mantelbardhët në Britani

Rita Ora duartroket për nënën e saj dhe gjithë mantelbardhët në Britani

Nëna e Rita Orës, psikiatrja Vera Sahatçiu, është rikthyer në vijën e parë të luftës me COVID-19, duke iu bashkuar Shërbimit të Shëndetit Kombëtar në Angli në një përpjekje për të ndihmuar në kaosin e krijuar prej pandemisë, shkruan “mail-online”.

Këngëtarja shqiptare iu bashkua nismës simbolike të anglezëve “Clap For Carers” të enjten në mbrëmje (20:00), duke duartrokitur për mjekët dhe infermierët, ndërkohë videon e ka ndarë me fansat e saj në Instagram.