Supermodelja e njohur gjermane, Heidi Klum, e ka pranuar se ajo dhe ish-bashkëshorti Seal, me të cilin kishte qenë e martuar nga viti 2005 deri më 2014, provojnë të kalojnë mirë me njëri-tjetrin për hatër të fëmijëve, Leni, Henry, Johan dhe Lou, por sipas saj, komunikimi mes tyre nuk është gjithmonë i këndshëm.
“Ne provojmë të kalojmë mirë aq sa mundemi. Por, gjithmonë ka një arsye pse ti i jep fund martesës me dikë, më kuptoni çfarë dua të them? Asnjë lidhje me ish-bashkëshortin nuk është e përkryer. Thjesht nuk është e mundur. Prandaj, nganjëherë e kemi vështirë të pajtohemi me njëri-tjetrin, por pastaj bëhemi të gjithë bashkë dhe gjërat shkojnë mirë. Thjeshtë, ky është realiteti ynë,” citohet të ketë thënë Klum.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVitin e kaluar, ylli 47-vjeçar i televizionit u martua me muzikantin e bendit “Tokio Hotel”, Tom Kaultz. Klum ka treguar se i pëlqen shumë fakti që bashkëshorti i saj e ka një raport shumë të mirë me fëmijët e saj, transmeton Koha.
Modelja po ashtu është falënderuese që më në fund e ka një sistem të mirë mbështetës, ngase ditët e saj janë të ngarkuara me angazhime të ndryshme.
Ndërkohë, bukuroshja bjonde e ka pranuar se më nuk ka probleme me ushqyerje, pasi me kalimin e vjetëve, ka mësuar të kujdeset më mirë për veten dhe shëndetin e saj.