Showbiz

Rita Ora thotë se po eksperimenton shumë me albumin e saj të tretë

Ylli i hitit “How To Be Lonely” ka folur rreth asaj se çfarë mund të presin fansat nga albumi i saj i tretë, i cili vjen pas albumit të vitit 2018 “Phoenix”.

Këngëtarja me prejardhje kosovare ka treguar se dëshira për të eksperimentuar në muzikë, vjen si rezultat i dëshirës për t’i thyer kufijtë me artin e saj, transmeton Koha.

Në një intervistë të realizuar për portalin “NME”, Ora ka thënë: “Njerëzit po vijnë në studio për të bërë muzikë me mua, nga anembanë botës. Kam dy vjet që po punoj në realizimin e këngëve të reja. Kam plane të mëdha për këtë album të tretë, dhe dua të jetë më ndryshe se të tjerët. Dua vërtetë të eksperimentoj me muzikën time dhe ta sfidoj veten.”

Ora ndër të tjera ka treguar se artistët sot ndjejnë më shumë presion, për shkak se adhuruesit u kërkojnë vazhdimisht muzikë të re për shkak të platformave digjitale.

Së fundmi këngëtarja foli për videoprojektin e ri muzikor me titull “Hoë To Be Lonely”, regjinë e së cilit e ka bërë David Meyers, i njohur për realizimin e videoprojektit “Lucky” të Britney Spearsit dhe “Bad Guy” të Billie Eilishit.

“Ishte një vendim i duhur nga Davidi i cili dëshironte ta realizojë një videoklip të mbushur me metafora.

29-vjeçarja Ora po ashtu ka treguar se kjo këngë i ka ndihmuar ta tejkalojë ndarjen nga i dashuri.

Këngëtarja e cila në të kaluarën ka qenë në lidhje me yje të tillë si, Calvin Harris dhe Ricky Hil, së fundmi i ka dhënë fund lidhje me britanikun Rafferty Law, djali i aktori të njohur hollywoodian Jude Law.