Showbiz

Selena Gomez po dëgjon muzikë të ish të dashurit në këtë periudhë vetizolimi

Ylli i hitit “Lose You To Love Me”, Selena Gomez, e ka ndarë me fansat e saj në Instagram, listën e këngëve të preferuara të cilët po e ndihmojnë ta tejkaloj këtë periudhë të vetizolimit. Dhe në mesin e këtyre këngëve përfshihet edhe “Snowchild”, nga ish i dashuri i saj The Weeknd.

Aktorja dhe këngëtarja e njohur, ka vendosur të jetë pak më aktive në rrjetet sociale dhe ta ndajë me fansat eksperiencën e saj të vetizolimit, transmeton Koha.

Ndryshe, në mesin e artistëve muzika e së cilëve po i ndihmojnë të qëndroj sa më pozitive dhe ta kalojë kohën e mbyllur në shtëpi janë: JP Saxe, Lauren Daigle, Kari Jobe dhe Roddy Ricch.

Gomez e cila u nda nga The Weeknd në viti 2017 pas 10 muajsh lidhje, gjithashtu e ka ndarë me adhuruesit e saj listën e librave dhe filmave të preferuar.

Kur çifti ishte ndarë, një burim i afërt i këngëtarëve kishte deklaruar se, dyshja e ka pasur shumë të vështirë që qëndrojë larg njëri-tjetrit gjatë kohës që The Weeknd ishte në turne.

Gjatë kohës sa ishin së bashku, Gomez përveç si të dashurin e saj, gjithmonë e ka konsideruar këngëtarin kanadez, emri i vërtetë i së cilit është Abel Tesfaye, si mikun e saj të ngushtë dhe e ka përshkruar vazhdimisht si një person që e ka plotësuar në jetë.

{gallery}