Këtë të diel në emisionin “Gjoni Black” me Meriton Mjekiqin e ftuar është hip-hop artistja e re kosovare Nexip 9.
Rep-artistja ka shpalosur shumë të pathëna rreth raporteve të saj me Melinda Ademin, ka folur po ashtu se përse nuk ka zgjedhur të jetë e menaxhuar nga dikush dhe pse për këtë pjesë kujdeset vetë.
Nexip 9, emri i vërtetë i së cilës është Anjeza Vokshi, ka folur edhe për miqësinë e saj me këngëtaren Tayna.
Për më shumë ndiqeni emisionin të dielën nga ora 19:45 vetëm në KTV.