Showbiz

Kevin Hart do të bëhet baba për herë të katërt

Foto: Reuters

Ylli i filmit “Ride Along”, Kevin Heart dhe bashkëshortja e tij Eniko, janë në pritje të fëmijës së dytë së bashku dhe janë shprehur mirënjohës që po e rrisin familjen e tyre.

Në pasditen e së martës, Hart dhe gruaja e tij, e postuan një fotografi në Instagramet e tyre ku Eniko shfaqet në profilin e saj, dhe dukshëm i vërehet barku i fryrë, transmeton Koha.

“Beba #2, pavarësisht situatës aktuale ne po ndihemi të bekuar dhe nuk kemi si të jemi më mirënjohës së kaq! Së shpejti do të bëhemi familje 6 anëtarësh! #glowingandgrowing,” kishin shkruar çifti në mesazhin e tyre.

 

 

Foshnja e ardhshme do ta rrisë familjen në gjashtë anëtarë, pasi dyshja tashmë e ka një djalë dy vjeçar së bashku, Kenzo, ndërsa aktori i njohur hollywoodian po ashtu është baba i një vajze 15-jeçare, Heaven dhe djalit 12-vjeçar Hendrix, të cilët i ka me ish-bashkëshorten, Torrei Hart.

Lajmi i mirë i shtatzënisë gjithashtu vjen në një kohë të duhur për çiftin, pasi vetëm para gjashtë muajsh 40-vjeçari, Hart gati e humbi jetën në një aksident me veturë. Ai përfundoi duke u operuar në shpinë dhe nga ai moment, aktori thotë se e sheh jetën e tij më ndryshe. Hart ka deklaruar se tani po ndihet falënderues për gjithçka në jetën e tij, veçanërisht familjen dhe miqtë.

“Në fakt, ajo që e kupton pas një eksperience të tillë, është se asgjë në jetë nuk është në kontrollin tënd. Në fund të ditës, gjithçka mund të përfundoj në një sekondë të vetëm. Kështu që mos nënvlerësoni asgjë në jetët tuaja,” kishte deklaruar Hart.

Aktori i famshëm po ashtu ka treguar se gjatë periudhës së shërimit nga ky aksident i rëndë, është “ringjallur” dhe tani është në mision që të bëhet person më i mirë.