Showbiz

Heidi Klum nuk ka koronavirus

Foto: Reuters

Supermodelja e njohur gjermane dhe anëtarja e talent shout “America's Got Talent”, Heidi Klum, ka qenë e vetizoluar për disa javë pasi ishte sëmurë dhe po i shfaqte simptomat e gripit. Por për t’u siguruar, Klum dhe bashkëshorti i saj Tom Kaulitz, kishin vendosur që më 14 mars të testohen për COVID-19.

Para pak ditësh, ajo e bëri publik rezultatin e burrit të saj, i cili kishte rezultuar negative për koronavirus dhe më në fund edhe modelja i ka marrë rezultatet e testit të saj, transmeton Koha. Klum i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i informuar fansat e saj që po ndihet më mirë, dhe se ka rezultuar negativ për sëmundjen globale e cila i ka shënuar afërsisht 20.000 vdekje.

Në Instagramin e saj, modelja e famshme e postoi një fotografi ku shihet në oborrin e shtëpisë së saj duke marrë rreze dielli, dhe foton e ka shoqëruar me mesazhin e thjeshtë: “Dita e 14-të e qëndrimit në SHTËPI. #covid_19negative.”

View this post on Instagram

Day 14 of staying H❤️ME #covid_19negative

A post shared by Heidi Klum (@heidiklum) on

Duke ju përgjigjur komenteve të shumta të adhuruesve të cilët ishin të shqetësuar për shëndetin e saj, Klum i siguroi ata se po ndihet më mirë dhe thjeshtë kishte qenë e sëmurë me një grip pak më të rëndë.

Supermodelja dhe prezantuesja 46-vjeçare, i kishte brengosur tej mase fansat kur u detyrua të largohet nga xhirimet e emisionit “America's Got Talent”, kjo pasi ishte sëmurë dhe frikësohej se mund të ishte prekur nga CODIV-19, ngase vuante nga shumë simptoma që lidhen me të.

Bukuroshja gjermane po ashtu kishte bërë të ditur se fillimisht e kishte pasur problem të testohet menjëherë për këtë sëmundje, ngase mjekët në vendlindjen e saj atëkohë nuk posedonin mjete për ta kryer këtë test.

Klum, vazhdimisht po u bënë thirrje të gjithëve që të tregohen të vëmendshëm në këtë periudhë të izolimit, dhe ta mbrojnë veten dhe të tjerët nga pandemia globale.