Anwar Hadid, i dashuri aktual i këngëtares me prejardhje kosovare, Dua Lipa, po e kalon këtë periudhë të izolimit duke qenë më aktiv se zakonisht në rrjetet sociale.
Së fundmi ai u ka mundësuar 2 milionë ndjekësve të tij në Instagram që t’i parashtrojnë pyetje në ‘Insta Story’ dhe në mesin e pyetjeve që i janë bërë ishte edhe: “Çfarë mendimi ke për shqiptarët?”. Dhe, Hadid i kënaqi shqiptarët anembanë botës me përgjigjen e tij të thjeshtë por efektive, transmeton Koha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shqipe”, ka shkruar modeli 22-vjeçar, ndërsa e ka shoqëruar këtë fjalë me një fotografi të Duas, në të cilën ajo shfaqet duke e bërë simbolin e shqiponjës me duar.
Anwar Hadid është vëllai i vogël i supermodeleve të njohura, Gigi dhe Bella Hadid. Ai dhe pop ylli Dua Lipa, janë në lidhje dashurie qe 10 muaj dhe aktualisht jetojnë së bashku.
{gallery}