Vokalisti i grupit “Coldplay”, Chris Martin, të hënën i shfrytëzoi rrjetet sociale për ta sjellë një performancë live për të gjithë personat e vetizoluar nga koronavirusi.
Transmetimi ku Martin shfaqej duke i interpretuar disa hite të ndryshme titullohej, #TogetherAtHome.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë transmetim live, këngëtari shumë i dashur britanik fillimisht i performoi këngët e grupit “Coldplay”, duke filluar me “Yellow” dhe tutje vazhdoi me interpretimin e coverit të këngës së David Bowiet, “Life on Mars?”
“Together, at Home” është një seri e re e koncerteve në internet e krijuar nga organizatat, “Global Citizen” dhe “World Health Organization”.
Koncertet në fjalë kanë për qëllim të mbledhin të holla për fondacionin “Solidarity Response Fund”, i cili do të ndihmojnë në përpjekjet për lehtësimin e koronavirusit.
Në fund të transmetimit të tij, Martin e bëri të ditur lajmin se këngëtari i njohur amerikan, John Legend, do të jetë artisti i radhës i cili do të performojë në koncertet “Together, at Home”.