Ylli i hitit “Pokerface” e ka pranuar se e ka pasur të vështirë të qëndrojë beqare, pas dështimit të disa lidhjeve serioze që i ka pasur ndër vite përfshirë këtu fejesat me, Christian Carinon dhe Taylor Kinneyn, si dhe romancën e shkurtër me inxhinierin e zërit, Dan Horton, transmeton Koha.
Pop këngëtarja po ashtu thotë se ka pasur problem të adaptohet me statusin e saj të ri.
Duke folur për emisionin “The Kyle & Jackie O Show”, Gaga ka thënë: “Ka qenë vërtetë një proces i vështirë për mua sepse po kaloja nëpër një fazë të komplikuar të jetës… Në fakt, e kisha problem të adaptohesha me këtë gjë dhe nuk më pëlqente të jem beqare. Ndjeja sikur karriera muzikore po ma merrte gjithë kohën e vëmendjen dhe jeta ime personale kishte mbetur në harresë. Më dukej sikur nuk kisha kohë t’i kushtoja lidhjeve dhe nuk kisha kontroll mbi jeton personale. Prandaj edhe trishtohesha shumë për këtë fakt.”
Muajin e kaluar, Lady Gaga e bëri zyrtare në Instagram lidhjen e re romantike me, Michael Polanskyn, duke e ndarë një fotografi ku çifti shihet i përqafuar.
Dyshja besohet se kanë disa muaj që janë në lidhje, por deri në këto momente nuk kanë dashur të prononcohen si çift.