Showbiz

Rita Ora një modele e lindur

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Rita Ora, i pushtoi rrjetet sociale të martën mbrëma me pjesëmarrjen në pasarelat e Javës së Modës në Pairs.

Bukuroshja me prejardhje kosovare, i shfaqi aftësitë prej modeleje duke parakaluar në sfilatën e koleksionit më të ri të veshjeve, të markës “Miu Miu”.

Ora dukej shumë bukur dhe serioze teksa ecte në pasarelë krahas modeleve profesionale, dhe paraqitja e saj u mirëprit nga publiku i pranishëm në sallë, transmeton Koha.net.

E veshur me një fustan në formë palltoje, ngjyrë kaltër e mbyllur dhe me një grim të theksuar në sy dhe model interesant të flokëve, këngëtarja e vërtetoi edhe një herë dashurinë e madhe që e ka për modën.

Sigurisht se këtë moment, Ora e ndau me gjithë fansat e saj në rrjetet sociale, duke postuar fotografi dhe video nga sfilata dhe paraqitja e saj pas kësaj ngjarjeje që po mbahet në kryeqytetin francez.

Tani, Rita Ora e cila shquhet si këngëtare, aktore dhe disenjatore, mund ta shtojnë edhe modelimin në listën e gjatë të profesioneve të saj.

 

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

PFW

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on