Showbiz

Sa është pasuria e Dua Lipës?

Sa është pasuria e Dua Lipës?

Ajo është një prej yjeve më të suksesshme të momentit. Pamja dhe zëri i saj unik kanë arritur që gjatë këtyre vjetëve të fundit, ta pozicionojnë në maje të top-listave muzikore anembanë botës dhe baza e adhuruesve të Lipës është ndër më aktivet në industri.

Edhe pse përgjatë vjetëve kishte bërë punë të ndryshme, si modele dhe mikpritëse restorantesh, në vitin 2017, ajo arriti të bëhet e famshme ndërkombëtarisht me lansimin e hitit të padiskutueshëm, “New Rules”.