Showbiz

Koronavirusi i ndërprenë xhirimet e filmit “Mission: Impossible 7” në Itali

Realizimi i vazhdimit të shtatë të filmit të shumëpritur Hollywoodian, është ndaluar për shkak se koronavirusi ka filluar të shpërndahet me shpejtësi të madhe anembanë botës.

Filmi me agjentin sekret Ethan Hunt, kishte filluar të xhirohej javën e kaluar në Venecie. Atëkohë, më shumë se 230 raste të personave të prekur me këtë virus ishin konfirmuar në Itali, dhe si masë parandaluese, studioja filmike prapa këtij projekti është detyruar ta ndërpresë punën, transmeton Koha.net.

Në deklaratën e publikuar në “The Hollywood Reporter”, një zëdhënës i studios “Paramount Pictures” ka thënë: “Për shkak të masave parandaluese dhe për shkaqe sigurie të ekipit realizues të filmit, gjithashtu me këshillën e qeverisë së vendit për t’i ndaluar mbledhjet publike për shkak të rrezikut që sjellë koronavirusi, ne kemi vendosur t’i ndërpresim xhirimet tri javore në Venecie, për filmin “Mission: Impossible 7”. Gjatë kësaj kohe, po mendojmë për mirëqenien e ekipit tonë, të cilët i kemi lejuar të kthehen në shtëpi deri sa të rifillojnë xhirimet. Do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën dhe të punojmë krahas zyrtarëve shëndetësorë dhe qeveritarë”.

Në filmin “MI:7” do të luajnë aktorët: Tom Cruise, Rebecca Ferguson, Nicholas Hoult, Hayley Atwell dhe të tjerë, ndërsa regjinë e këtij vazhdimi do ta bëjë Christopher McQuarrie.

Aktualisht, filmi planifikohet të lansohet nëpër kinema më 23 shkurt të vitit 2021. Ende nuk është bërë e ditur nëse kjo atë ka pësuar ndryshime.