Miley Cyrus dhe Lil Nas X do të performojnë në Australi

Miley Cyrus dhe Lil Nas X do të performojnë në Australi

24 February 2020 13:08

Këngëtarja e hitit “Wrecking Ball'” dhe ylli i “Old Town Road”, e kanë konfirmuar performancën e tyre më 13 mars në stadiumin “Lakeside” të Melbourneit, ku do të performojnë krahas artistëve Australian “The Veronicas” dhe Seb Fontaine.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Miley tha: “AUSTRALIA! Jam shumë e lumtur t’iu informojë se do të performoj në koncertin bamirës “World Tour Bushfire Releif”, të premten më 13 mars në Melbourne!! Me vete do ta sjellë edhe artistin @LilNasX dhe disa të tjerë”.

Koncerti që e shënon performancën e saj të parë në Australi që nga turneu i vitit 2013, “Bangerz”, po ashtu e shënon herën e parë që reperi Lil Nas X interpreton në këtë shtet, transmeton Koha.net.

Ndërkohë, së fundmi Mileu i ka premtuar fansat e saj që gjatë vitit 2020, do të sjellë muzikë të re. në muajin tetor, pas ndarjes nga bashkëshorti i saj australian, Liam Hemsworth, këngëtarja shumë e talentuar amerikane e bëri të ditur lajmin se është rikthyer në studion incizuese, për të realizuar muzikë të re.

Në maj të vitit të kaluar, Miley e lansoi një EP të titulluar “She Is Coming”, dhe që është i pari në serinë e tri EP-ve që e përbëjnë albumin e shtatë të këngëtares të incizuar në studio, “She is Miley Cyrus”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme