Showbiz

Britney Spears thyen këmbën duke vallëzuar

Pop këngëtarja e njohur amerikane shpreson të kthehet më e fuqishme se kurrë, pas këtij incidenti, transmeton Koha.net.

38-vjeçarja Spears e njohur për hitin “Toxic”, është hospitalizuar pasi e ka lënduar ashtin e këmbës duke vallëzuar, kështu ka bërë të ditur i dashuri i saj Sam Asghari, përmes një postimi në Instagram.

“Luanesha ime e ka thyer ashtin ‘metatarsal’ të këmbës duke e bërë atë që e dashuron, që është vallëzimi. I uroj shërim të shpejtë në mënyrë që t’i kthehet kërcimeve, vrapimit dhe vallëzimit,” thuhej në mesazhin e Asgharit, të shoqëruar me një fotografi të Spearsit të shtrirë në spital.

 

 

Lëndimi i këngëtares ka kërkuar vendosjen e një gjipsi në këmbën e majtë, të cilin më pas e kishte dekoruar me mbishkrimin “Stronger”, duke iu referuar titullit të këngës së Spearsit të vitit 2000.

Image

Spears nuk është anëtarja e vetme e familjes së saj që e ka thyer ashtin, gjatë kësaj jave. Mbesa e saj, 11-vjeçarja Maddie, po ashtu është duke u shëruar nga lëndimi i saj. Më 14 shkurt, vajza e motrës së vogël të këngëtares, Jamie Lynn Spears, e kishte lënduar dorën si pasojë e një aksidenti në shkollë.