Edhe këngëtarja tjetër kosovaro-britanike, Dua Lipa, nuk ka hezituar t’i urojë shqiptarët me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ajo i ka postuar dy fotografi në Instagramin e saj, njëra në mënyrë artistike e përfshinë flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë në një vend, dhe tjetra është një dizajn i krijuar nga kompania e babait të saj Dukagjin Lipa, “Republika Agency”, ku ngërthehen ngjyrat e flamurit tonë me shqiponjën dykrenare, transmeton Koha.net.
“12-vjet Pavarësi #njikombnjiflamur,” shkruan në mesazhin e postuar nga këngëtarja.
Lipa asnjëherë nuk ka hezituar të flasë për prejardhjen e saj kosovare, dhe gjithmonë i ka bërë krenarë gjithë shqiptarët për mënyrën e promovimit të vendit tonë.