Këngëtarja e njohur ndërkombëtare dhe me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, është kujdesur që t’ia urojë gjithë kosovarëve 12-vjetorin e Pavarësisë, transmeton Koha.net.
Ajo ka zgjedhur që këtë urim të veçantë në Instagram, ta bëjë me postimin e një fragmenti të këngës së saj hit “Shine Ya Light”, videoklipi i së cilës ishte xhiruar në vendin tonë.
“Urime 12-vjet Pavarësi KOSOVA jonë,” ka shkruar Ora në mesazhin e saj të shoqëruar me shumë zemra.
Kujtojmë se në përvjetorin e 10-të të Pavarësisë së Kosovës, Rita Ora, pati performuar në sheshin e kryeqytetit, duke e sjellë një koncert madhështor ku këngëtarja i interpretoi disa prej këngëve të saja më të njohura, si dhe vallëzoi edhe nën tingujt e muzikës shqiptare.
Mesazhe urimi për Pavarësinë e Kosovës, po ashtu kanë postuar anëtarët e tjerë të familjes Ora si, Vera, Elena dhe Oraniku.