Kantautorja e njohur britanike e ka konfirmuar vet lajmin e lansimit të albumit të ri muzikor, në një ndejë gjatë kësaj fundjave. Adele e cila shërbeu si performuese dhe e zyrtarizoi martesën e miqve të saj, gjatë fjalimit të saj në skenë u tha gjithë të pranishmëve, se mund ta presin albumin e radhës në shtator të këtij viti.
Ylli i hitit “Hello”, muajin e kaluar e konfirmoi lajmin se është duke punuar rreth incizimit të saj të ri, që vjen pas atij të vitit 2015, “25”, transmeton Koha.net.
Viti 2019 ishte i mbushur me risi për këngëtaren e dashur për publikun mbarëbotëror, pasi e bëri të ditur lajmin se është shkurorëzuar nga bashkëshorti, Simon Konecki. Kjo, la të nënkuptohet se Adele do të kthehej në studion incizuese, për të realizuar këngë të reja të cilat më pas do t’i përfshinte në një album, dhe pritet që në mesin e tyre të ketë ndonjë baladë, për të cilat ajo edhe shquhet në skenën muzikore.