Sia i ka përgatitur dy albume të reja

Sia i ka përgatitur dy albume të reja

17 February 2020 08:56

Kantautorja e famshme ka dhënë detaje për planet e saj gjatë vitit 2020, duke i informuar kështu fansat se është në pritje të lansimit të, jo një, por dy albumeve të reja muzikore.

Pop ylli australian i informoi fansat rreth lajmit, përmes një postimi në Twitter me ç’rast tregoi se ka punuar shumë në realizimin e këtyre dy albumeve, por aktualisht ato kanë mbetur paksa mbrapa për shkak të lansimit të filmit të saj të ardhshëm, “Music”, transmeton Koha.net.

“Jam fokusuar tej mase në filmin tim i cili pritet të lansohet gjatë muajit shtator. Është një mjuzikëll të cilin e kam përzemër, kështu që pasi ta promovojë këtë projekt, do të punoj në lansimin e albumit të ri,” citohet të ketë thënë këngëtarja.

Sia, po ashtu ka treguar se së shpejti do t’i publikoj disa bashkëpunime, njëri prej së cilëve është me bendin e njohur të muzikës K-pop, “BTS”, dhe kënga do të jetë pjesë e albumit të tyre të ri “Map Of The Soul: 7”.

Realizimi i filmit “Music” ishte bërë publik në viti 2015 nga këngëtarja, në festivalin e filmit në Venecie. Fillimisht ishte menduar se filmi do të lansohej në tetor të vitit 2019, por aktorja e cila luan në të, Kate Hudson, më pas e informoi publikun që lansimi i këtij projekti ishte shtyrë për vitin 2020.

Albumi i fundit i Sias, “Everyday Is Christmas”, u lansua në vitin 2017. Më 2018-ën ajo e themeloi grupin “LSD”, bashkë me producentin amerikan Diplo dhe muzikantin britanik, Labrinth. Albumi i tyre debutues me titull, “Labrinth, Sia & Diplo Present… LSD”, u publikua në prill të vitit 2019. Ai i përfshinte edhe këngët, “Audio” dhe “Thunderclouds”, të cilat shënuan suksese të mira në toplistat muzikore anembanë botës.

Ndërkaq në janar të këtij viti, Sia e realizoi këngën “Original” e cila u bë kolonë zanore e filmit “Dolittle”, që për protagonist e ka aktorin e njohur hollywodian, Robert Downey Jr.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme