Showbiz

Amber Rose bën tatuazh emrat e fëmijëve në fytyrë

Modelja e njohur amerikane, Amber Rose, ka vendosur që ta ketë një kujtim të pashlyeshëm me fëmijët e saj. 

Ylli 36-vjeçar për këtë shkas ka bërë një tatuazh goxha të madh në ballë, në të cilin ka gdhendur emrat “Bash” dhe “Slash” – të dy fëmijëve të saj. 

Ajo ka djalin shtatëvjeçar, Sebastian Taylor Thomaz, që njihet me nofkën “Bash”, me ishbashkëshortin e saj, Wiz Khalifa, transmeton Koha Ditore.

Ndërkaq, biondja e famshme është bërë sërish nënë në muajin tetor, kur e lindi edhe vogëlushin Slash Electric Alexander Edwards, me të dashurin Alexander “AE” Edwards. 

Rose u fotografua për të parën herë me tatuazhin e ri teksa po bënte shoping. Mirëpo veprimi i saj është shoqëruar me kritika të shumta edhe nga fansat e saj. 

“Të lutem, thuaj që nuk është e vërtetë. Pse duhet të bëjë një njeri me mendje të shëndoshë këtë gjë. Ajo ka një fytyrë të mahnitshme, turp”, ka shkruar një ndjekës. “Përse në fytyrën tënde të bukur kur ke vende të tjera”, ka shkruar një tjetër. 

Tatuazhi megjithatë nuk është ndryshimi i vetëm që Rose i ka bërë trupit të saj pas lindjes. Ajo mes tjerash i është nënshtruar edhe procedurës së heqjes së shtresave dhjamore.

{gallery}