Taylor Swift artistja me shitjen e më së shumti këngëve në dekadën e fundit

Taylor Swift artistja me shitjen e më së shumti këngëve në dekadën e fundit

12 February 2020 15:53

Një raport i ri e ka zbuluar se ylli i muzikës Taylor Swift, në dekadën e fundit, ka shitur më shumë këngë se çdo artist tjetër.

Këngëtarja e njohur amerikane e shpërblyer me çmime të shumta gjatë karrierës së saj muzikore, ka arritur t’i shes 75,893,000 këngë në këto dhjetë vjetët e fundit. Kështu ka bërë të ditur revista “Forbes”.

Swift i ka lansuar katër albume nga ai i vitit 2010, “Speak Now”, dhe secili prej tyre ka shënuar suksese të jashtëzakonshme në treg, transmeton Koha.net.

Albumi i fundit i këngëtares, “Lover”, tashmë I ka shitur më shumë se 5 milionë kopje dhe këngët, “Me!”, “You Need To Calm Down” dhe “Lover”, janë vlerësuar me certifikatën “Platinum”.

Në vendin e dytë të kësaj liste është renditur reperi, Eminem, me shitjen e 63,501,000 këngëve në dekadën e fundit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme