Aktori i njohur Hollywoodian, Joaquin Phoenix, e ka udhëhequr një protestë krahas aktivistëve të organizatës “Earthlings Experience”, të hënën më 3 shkurt në Londër, transmeton Koha.net.
Sipas të përditshmes “The Daily Mail”, ylli i nomiuar për Oscar u kërkoi njerëzve t’i adaptojnë dietat vegjetariane, teksa protestonte i lidhur përkrah urës së Londrës. Ngjarja zuri vend pak kohë para se të mbahej ceremonia e ndarjes së shpërblimeve “BAFTA”, ku aktori triumfi në kategorinë “Aktori më i mirë”, me rolin e tij në filmin “Joker”.
{gallery}
Po ashtu, gjatë ditës së hënë, Phoenix u bë lajm më mediat botërore për fjalimin e tij në “BAFTA”, me ç’rast e kritikoi ashpër industrinë e filmit për mungesë të diversitetit racorë dhe gjinorë.
“Ndihem shumë i nderuar dhe i privilegjuar të jem këtu sonte. Organizatorët e shpërblimeve “BAFTA” gjithmonë e kanë përkrahur karrierën time dhe jam shumë falënderues për këtë gjë. Por, më duhet të them se gjithashtu po ndihem i ngatërruar, sepse shumica e kolegëve të mi të cilët meritojnë të jetë të nominuar dhe shpërblyer sonte, nuk e kanë të njëjtin privilegj sikurse unë. Mendoj që jemi duke ua dërguar një mesazh të qartë të gjithë personave me ngjyrë, që ata nuk janë të mirëpritur këtu,” kishte thënë Phoenix në një pjesë të fjalimit të tij.
Ky reagim i aktorit në skenë, është mirëpritur nga publiku mbarëbotëror por edhe kolegët e tij nga industria e filmit. Ata kanë reaguar përmes rrjeteve sociale, duke e përgëzuar Phoenixin për guximit të flas për temën e racizmit, dhe për faktin se çdo ditë e më shumë, po e shfrytëzon fuqinë e zërit të tij si një prej aktorëve më të përfolur të viteve të fundit, për të prekur çështje të rëndësishme për shoqërinë tonë.
Joaquin Phoenix, i cili në të kaluarën ishte nominuar për Oscar me filmat “The Master”, “Gladiator” dhe “Walk the Line”, po konsiderohet favorit për tu shpallur “Aktori më i mirë” në ceremoninë e sivjetme të ndarjes së shpërblimeve akademike, e cila mbahet të dielën.