Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ariana Grande shënon histori në platformën muzikore “Spotify”

Ariana Grande është bërë artistja e parë femër me tri albume të ndryshme, të shkarkuara 3.5 miliardë herë në platformën muzikore “Spotify”, transmeton Koha.net.

Lajmi i këtij suksesi të radhës së pop këngëtares Grande, u publikua në Twitter nga portali “Chart Data”, sipas së cilit ylli i hitit “7 Rings” është artisjta e parë femër që e ka arritur një sukses të tillë, dhe kjo falë albumeve muzikore” “My Everything”, “Dangerous Woman” dhe “Thank u, Next”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“@ArianaGrande bëhet artistja e parë femër që i ka tri albume me më shumë se 3.5 miliardë shkarkime në historinë e platformës “Spotify”, thuhej në mesazhin e postuar në Twitter.

Ky lajm i mirë vjen disa javë pasi Grande, u padit për plagjiaturë nga reperi Josh Stone, i cili e akuzoi pop këngëtaren se hitin “7 Rings” e ka vjedhur nga ai. Stone, i njohur me emrin artistik “DOT”, thotë se disa pjesë kyçe të tekstit të këtij hiti, janë marrë nga kënga e tij e vitit 2017, “You Need It, I Got It”.

Ndërkohë, së fundmi producenti i albumit postmortum të Mac Millerit, “Circles”, ka bërë të ditur që beson se zëri i pop yllit Ariana Grande, është përfshirë fshehurazi në njërën prej këngëve të reperit të ndjerë.