Showbiz

Oprah Winfrey sot feston ditëlindjen

Prezantuesja e njohur televizive dhe moguli mediatik, sot po e feston ditëlindjen e saj të 66-të, transmeton Koha.net.

Winfrey karrierën e filloi si reportere dhe prezantuese lajmesh në Tennessee. Më pas kaloi në Baltimore, ku e morri përsipër rolin e prezantueses së një emisioni lokal në Chicago. Ky ishte fillimi i ndërtimit të një prej perandorive më të suksesshme mediale në historinë e televizionit.

Emisioni i Oprahs u shndërrua në hit të menjëhershëm dhe me kalimin e viteve u bë edhe sindikatë. Emisioni ditor “The Oprah Winfrey Show” i shpërblyer edhe me çmim “Emmy”, njihet si emisioni më i shikuar në 25 vjetët e transmetimit, nga viti 1986 deri më 2011-n. Po ashtu, Oprah u bë gruaja e parë që e ka prodhuar dhe drejtuar një emision televiziv.

Përveç si prezantuese dhe afariste, Winfrey vlerësohet për angazhimet e shumta në fushën e bamirësisë. Ajo është aktiviste tejet e dedikuar për të drejtat e fëmijëve, dhe shquhet për themelimin e shkollës “Oprah Winfrey Leadership Academy for Girls” në Afrikën Jugore. Në mesin e shpërblimeve të shumta që i ka fituar në karrierën e saj, Winfrey po ashtu e ka pranuar Medaljen Presidenciale të Lirisë.