Showbiz

Sekreti i vitalitetit të Mbretëreshës: Shëtitjet e gjata, nuk pi alkool e as duhan

Pavarësisht moshës së saj, Mbretëresha Elizabeth (93), është ende vitale, duke i shtyrë shumë njerëz të pyesin se cili është sekreti i saj për vitalitet dhe jetëgjatësi. Duke pasur parasysh se nëna e mbretëreshës e arriti moshën 101-vjeçare, shumë e lidhin atë me gjenetikën e mirë.

Mbretëresha Elizabeth, përndryshe, i shmang të gjitha shprehitë e dëmshme siç është pirja e duhanit dhe alkoolit, dhe ndër të tjera, ajo nuk ka pushuar së punuari. Ajo ka shumë angazhime dhe nuk ka ndërmend të ndalojë, shkruan KOHA Ditore. Vizitat shtetërore, aksionet humanitare, ceremonitë e ndryshme, të gjitha këto bëjnë që mënyra e jetesës ta mbajë vitale dhe të re.

Image

Edhe pse ka kuzhinierë të shkëlqyeshëm, mbretëresha konsumon ushqime të thjeshta. Për kafjall, ajo ha drithëra me fruta të thata dhe arrore. Dreka dhe darka janë përgjithësisht të lehta, më shpesh mish pule ose peshku me perime.

Kuzhinieri i saj personal në një rast, zbuloi se mbretëresha ha ushqim shumë të shëndetshëm. Ajo i shmang pastat dhe patatet vonë natën. Sigurisht, si të gjithë britanikët, mbretëresha Elizabeth e do çajin. Ajo e fillon çdo mëngjes me një filxhan çaj të gjelbër i cili është plot me antioksidantë që ndihmojnë në rikuperimin e organizmit.

Edhe pse është 93-vjeçare, mbretëresha akoma çdo ditë shkon për shëtitje të gjata për të qëndruar fizikisht aktive dhe në kondicion të mirë.