Selena Gomez ka konfirmuar se hiti i saj zemër-thyes, “Lose You To Love Me”, u frymëzua nga lidhja e saj e herëpashershme me Justin Bieber.
Në një intervistë të re të sinqertë me Lulu Garcia-Navarro nga NPR për Weekend Edition Sunday, këngëtarja e pranoi se kënga e ndihmoi atë të gjente përmbylljen, pasi u nda nga Justin përgjithmonë në vitin 2018, disa muaj para se ai të martohej me modelen Hailey Baldwin, shkruan KOHA Ditore.

E pyetur në lidhje me frymëzimin për hitin në fjalë, Gomez tha: "E ka një kuptim tjetër për mua tani që nga koha kur e shkrova. Ndjeva se nuk kisha mbyllje të respektueshme dhe e kisha pranuar këtë, por e di se më duhej njëfarë mënyre për t’i thënë disa gjëra që do të doja t’i kisha thënë.
"Nuk është një këngë urrejtëse; është një këngë që po thotë, "Kisha diçka të bukur dhe nuk do ta mohoja kurrë se nuk ishte ashtu". Ishte shumë e vështirë dhe jam e lumtur që ka mbaruar. Dhe u ndjeva se kjo ishte një mënyrë e shkëlqyeshme për ta thënë, ‘E dini, ka marrë fund, dhe e kuptoj këtë, dhe e respektoj këtë, dhe tani ja ku jam, duke hyrë në një kapitull tjetër”.
"Duke i thënë lamtumirë Justin Bieberit, për të cilin po supozoj se po flet", tha Garcia-Navarro, duke e nxitur Selenën ta pranojë: "Duhej ta merrje emrin, e kuptoj."
Gomez gjithashtu zbuloi se ndihej e abuzuar emocionalisht si e dashura e Bieberit, duke shtuar, "Është e rrezikshme të qëndrosh në një mentalitet viktime... Nuk jam mosrespektuese, por ndihem se kam qenë viktimë e një abuzimi të caktuar... Më është dashur ta gjej një mënyrë për ta kuptuar si e rritur.
“Dhe duhej t’i kuptoja zgjedhjet që po i bëja. Aq sa nuk dua ta kaloj pjesën tjetër të jetës sime duke folur për këtë, jam me të vërtetë krenare që mund të them se ndihem më e fortë se kurrë më parë dhe e kam gjetur një mënyrë për ta kaluar atë me sa më shumë elegancë që të jetë e mundur."