Showbiz

Faith Evans dhe Lil Kim, vishen nga disenjatorja kosovare Lia Stublla

Edhe një disenjatore tjetër kosovare po shënon suksese të vazhdueshme jashtë vendit, duke veshur emra të njohur të skenës muzikore në Amerikë.

Lia Stublla, së fundi i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, disa fotografi të yjeve të muzikës të cilat shkëlqenin me fustanet e dizajnuara nga ajo, transmeton Koha.net.

Rep artistja Lil Kim dhe këngëtarja Faith Evans, dukeshin tejet elegante në një ndejë para ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve “Grammy”, të veshura nga disenjatorja jonë e njohur. Lil Kim kishte veshur fustan të bardhë të ilustruar me gurë dhe pupla, ndërsa Faith Evans shkëlqente me fustanin ngjyrë të kuqe të errët, i cili ka një dekolte të hapur dhe i shfaq linjat trupore të këngëtares, në mënyrën më të mirë të mundshme.

Po ashtu në këtë ngjarje, fustan të koleksionit të fundit të disenjatores Stublla, kishte veshur edhe afaristja dhe aktorja, Petra Elise.

{gallery}