Showbiz

“Nusja nga Stambolli” sjell edhe një kapitull të familjes Boran

Seria televizive “Nusja nga Stambolli” edhe kësaj jave vazhdon me dramat e lidhura me secilin anëtarë të familjes Boran.

A do të fillojë Dilara një dashuri të re? Gjatë javës shikuesit do ta kuptojnë nëse do t’ia japë edhe një mundësi vetes. Ardhja e Mertit (personazh i ri në serial) në jetën e Dilarës duket sikur do të ndryshojë qasjen e saj dhe mendimet.

Esma, gruaja e fortë dhe e fuqishme, do të përballet me shenjat e para të sëmundjes së Alzhajmerit. Tronditja e saj nga vendimi i Farukut për t’u tërhequr nga pozita e kryefamiljarit dhe e udhëheqësit të kompanisë, do të jetë një ndër faktorët që do ndikojë në shëndetin e saj. Do ta shohim Esmanë në mënyrën që nuk jemi mësuar ta shohim.

Ademi do të vazhdojë jetën e tij me plot pozitivitet falë fuqisë së tij shpirtërore dhe ndihmës që i ka dhënë me vite të tëra psikologia Idila. Pas vendimit që Anastasia

merr që të largohet nga konaku, do të ndikojë që Osmani të kuptojë që diçka nuk është në rregull. Do të përpiqet të kuptojë arsyen e vërtetë që ka ndikuar në vendimin e saj. Edhe jeta në kuzhinë do të vazhdojë me çudirat dhe problemet e zakonshme që jemi mësuar t'i shohim nga teto Nurgylen, Mustafanë, Gylistanin e Nazifi.

Shumë dramë, muzikë origjinale, momente dashurie e pikëllimi do ta përbëjnë edhe këtë javë serinë “Nusja nga Stambolli”. Kështu do të vazhdojë maratona e peripecive të familjes Boran në ekranin televiziv ekskluzivisht vetëm në KTV, në terminin e zakonshëm e hënë - e premte, duke filluar nga ora 21:30. “Nusja nga Stambolli” është një nga seritë më të shikuara televizive në Ballkan dhe njëherësh edhe është nominuar për çmimin “Emmy” si seria më e mirë në gjuhë të huaj.