Showbiz

RuPaul do të prezantojë për herë të parë emisionin “Saturday Night Live”

Personaliteti i njohur televiziv i cili po ashtu e prezanton një prej emisioneve më të shikuara televizive, “RuPaul’s Drag Race”, do të vije për herë të parë në rolin e prezantuesit të episodit të ardhshëm të emisionit “SNL”, që transmetohet më 8 shkurt në kanalin NBC.

Ndërsa, i ftuar muzikorë i kësaj mbrëmjeje do të jetë pop ylli kanadez, Justin Bieber.

RuPaul ka ndihmuar ta tërheqë vëmendjen e publikut rreth artit dhe performancave të burrave të veshur si gra, ndryshe të njohur si “Drag Queen”. Përmes famës së tij, këto lloj performancash kanë arritur të dalin nga klubet e natës nëntokësore tek syri i publikut mbarë botëror, duke e krijuar kështu një platformë të re për komunitetin LGBTQ, në pop kulturën amerikane.

{gallery}