Ashley Graham është bërë nënë për herë të parë

Ashley Graham është bërë nënë për herë të parë

21 January 2020 14:06

Modelja e famshme botërore Ashley Graham dhe bashkëshorti i saj, Justin Ervin, janë bërë prindër për herë të parë. Para pak ditësh, çifti e mirëpriti në jetë një djalë, por vetëm sot e kanë bërë publik lajmin e lindjes së foshnjës, transmeton Koha.net.

“Në orën 6:00 të së shtunës jeta jonë ndryshoi për të mirë. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe përkrahjen që na e keni dhënë gjatë kësaj kohe të mahnitshme,” kishte shkruar Graham në postimin e saj në Instagram.

Modelja 32-vjeçare e cila e promovon një jetë të shëndetshme, pavarësisht peshës më të madhe, dhe që bartë vetëm mesazhe pozitive dhe të dashurisë për gjithë ndjekësit e saj, përmes rrjeteve sociale njoftoi se ishte shtatzënë më 14 gusht të vitit të kaluar, pikërisht në përvjetorin e nëntë të martesës së saj me Justin Ervinin. Ndërsa disa muaj më vonë, e zbuloi gjininë e foshnjës, gjatë paraqitjes së saj në emisionin më të ndjekur në Amerikë, “The Ellen Show”.

Përgjatë gjithë shtatzënisë së saj, Graham, e cila është promovuese e dashurisë ndaj formave tona trupore, ka ndarë vazhdimisht fotografi të ndryshimeve që trupi i saj i ka pësuar gjatë shtatzënisë, duke deklaruar se asnjëherë nuk është ndier më mirë, pavarësisht se i kishte shtuar rreth 22 kilogram.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme