Showbiz

DJ Khaled baba për herë të dytë

Descriptive Text

DJ Khaled e ka mirëpritur në jetë fëmijën e dytë me bashkëshorten, Nicole Tuck.

Moguli i muzikës e ka ndarë lajmin e gëzueshëm përmes një postimi në Instagram. Duke u shfaqur tejet i emocionuar me lajmin, DJ Khaled, e postoi një fotografi të shkrepur në momentin kur mësoi se është bërë baba për herë të dytë.

“Faleminderit Allah! Faleminderit mbretëresha ime Nicole! Zot bekoje doktoreshën Jin! ??,” kishte shkruar Dj Khaled poshtë fotografisë së postuar në rrjetet sociale.

Foshnja është djalë, dhe bëhet e ditur se nëna dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore. Derisa, miqtë dhe kolegët e producentit të njohur muzikorë, tashmë kanë filluar t'i dërgojnë atij mesazhe uruese në postimin e fundit në Instagram.

Meqë të gjithë e dimë se DJ Khaled e ka shprehi t’i lazdrojë fëmijët e tij me dhurata të shtrenjta dhe një jetë të jashtëzakonshme luksi, pritet se foshnja e porsalindur do ta ketë të njëjtin trajtim sikurse djali i parë i muzikantit, Asahd, dhe ndonjë një album të ri muzikorë të emëruar sipas tij.

{gallery}