Fituesit e çmimit “Oscar” dhe ish-bashkëshortët Angelina Jolie (44) dhe Brad Pitt (56) kanë vite që po luftojnë për kujdestarinë e fëmijëve, gjë që ka ndikuar në shëndetin e tyre, veçanërisht atë të aktores.
Edhe pse Jolie ishte shpallur gruaja më e bukur në botë për vite të tëra, dita-ditës ylli hollivudian po bëhet më e dobët.
“Angelina mezi peshon 45 kilogramë. Kjo për shkak të betejave rreth kujdestarisë së fëmijëve. Ajo ka problem me oreksin për shkak të stresit, dhe kjo është arsyeja se pse humbi peshë”, - tha një burim i afërt me aktoren për “Mirror”. Me sa duket Angie po jeton vetëm me fruta, pak proteina dhe sasi të mëdha të kafesë për ta ruajtur energjinë e saj.
Aktorja, sipas mediave britanike, dëshiron të largohet nga Hollywoodi dhe të largohet nga mediat me fëmijët e saj, por Brad nuk ia lejon këtë, shkruan KOHA Ditore. Aktorja thuhet se është përpjekur të transferohet me fëmijët e saj në Evropë, gjë që Brad e ndaloi, sepse nuk do të mund të kalonte kohë të mjaftueshme me ta.
Çifti hollivudian ishte i martuar nga viti 2014 deri në vitin 2016, dhe i kanë fëmijët Maddox (18), Pax (16), Zahara (15), Shiloh Nouvel (13) dhe binjakët Vivienne Marcheline dhe Knox Leon (11).