Showbiz

Po punohet në “Bad Boys 4”

Descriptive Text

Will Smith dhe Martin Lawrence thuhet se janë të gatshëm të kthehen në franshizën e Bad Boys për një vazhdim e radhës pas suksesit të parashikuar në arkat kinematografike të filmit “Bad Boys For Life”.

Miqtë e kamotshëm ribashkohen për aventurën e tyre të tretë si detektivë në Miami, Florida në filmin e ri aksion, 25 vjet pas debutimit të tyre fillestar në filmin e vitit 1995 “Bad Boys”, i cili e pati një vazhdim në vitin 2003, me titullin “Bad Boys II”.

“Bad Boys for Life” u hap në kinema fundjavën e kaluar, ndërsa drejtuesit e Sony Pictures janë aq të ngazëllyer me shifrat e hershme nga arkat kinematografike saqë janë afër aprovimit të “Bad Boys 4”.

Chris Bremner, i cili e bashkëshkroi skenarin e “Bad Boys for Life”, është në bisedime për ta shkruar skenarin për filmin e katërt në seri, sipas “The Hollywood Reporter”.

Filmi i ri i fitoi 6.6 milionë dollarë nga shikimet e së enjtes në SHBA, duke e vendosur atë në rrugën e duhur për t'u bërë filmi më fitimprurës ndonjëherë me vlerësimin R gjatë fundjavës së festës së Martin Luther King Jr, shkruan KOHA Ditore.

Ai është tashmë totali më i mirë i parë i janarit, duke e mposhtur “American Sniper”, i cili i fitoi 5.3 milionë dollarë në vitin 2015.