Supermodelja e famshme, Gigi Hadid, nuk do të jetë pjesë e jurisë në gjyqin kundër producentit, Harvey Weinstein, i cili akuzohet për ngacmim seksual nga dhjetëra grave të ndryshme, transmeton Koha.net.
Gjatë marrjes në pyetje në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të jurisë, Gigi e ka pranuar se në të kaluarën ishte takuar personalisht me Weinstein-in, megjithëse ka deklaruar se ndjehet e aftë të gjykoj drejtë dhe të jetë e paanshme, nëse do të vendosej në këtë juri.
Por, avokatët e producentit hollywoodian, e kanë kundërshtuar që nga fillimi përfshirjen e modeles së famshme në jurinë e këtij rasti gjyqësor. Ata kanë deklaruar se Hadid është mike me, Cara Delevingne, një nga 105 gratë që e ka akuzuar publikisht producentin e filmit, për llojet e ndryshme të sjelljeve seksuale ndaj tyre.
67-vjeçari, Weinstein, përballet me pesë akuza të ndryshme. Dy akuzat më serioze janë për sulm seksual dhe për përdhunim, dhe në rast se shpallet fajtorë ai mund të dënohet burgim të përjetshëm. Producenti i njohur është deklaruar i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave.
Gjykimi i Weinstein-it ka filluar më 6 janar të këtij viti, dhe parashihet të zgjasë disa muaj.
Poashtu, akuzat e producentit nga gra të ndryshme, kanë ndihmuar në krijimin e lëvizjes #MeToo, e cila u ka dhënë kurajë edhe më shumë grave që të flasin hapur për eksperiencat e tyre të ngjashme dhe ti akuzojnë publikisht burra të fuqishëm të nga bota e kinematografisë, showbizz-it dhe politikës.