Showbiz

Dakota Johnson me pamje të relaksuar pa grim

Aktorja hollivudiane, Dakota Johnson, e cila njihet gjerësisht për rolin e saj si Anastasia Steele në trilogjinë erotike "Fifty Shades of Grey", dhe skenat nudo që i xhiroi me Jamie Dornan, u pa në një pamje të relaksuar me të cilën nuk shfaqet shpesh në publik.

Dakota tërheqëse 30-vjeçare ishte nisur për në shopping me një kombinim kazual, të cilin e zbukuroi me një kapelë leshi të zi dhe syze me dioptri, shkruan KOHA Ditore. Shumë adhurues komentuan se aktorja ishte e panjohshme dhe nuk e kishin parë kurrë në këtë pamje.

Image

Ajo nuk kishte fare grim në fytyrë ndërsa flokët i kishte të lirshme në valëzime të çrregullta. Ishte në disponim të mirë, edhe pse i dashuri i saj, këngëtari i bendit “Coldplay”, Chris Martin nuk shihej askund në afërsi.

Dakota dhe Chris kanë qenë në lidhje që nga viti 2017. Edhe pse kohët e fundit janë ndarë, ata janë pajtuar përsëri dhe po e shijojnë dashurinë. Përndryshe, Dakota e pranoi se roli i saj në "Fifty Shades of Gray" nuk ishte aspak i lehtë.

Image

Xhirimi i skenave në të cilat e luan personazhin e Anastasia Steele, studentes së letërsisë, e cila shkon për ta intervistuar biznesmenin e ri dhe të bukur Christian Gray, e çoi atë në terapi dhe ajo u detyrua të kërkonte ndihmë profesionale.