Trent Reznor i shokuar për pranimin në “Rock And Roll Hall Of Fame”, Richie Faulkner e quan “shaka” institucionin

Trent Reznor i shokuar për pranimin në “Rock And Roll Hall Of Fame”, Richie Faulkner e quan “shaka” institucionin

16 January 2020 22:45

Frontmeni i “Nine Inch Nails”, Trent Reznor, është "në shok" për shkak të pranimit në “Rock & Roll Hall of Fame”, sepse ai ishte i bindur që pranimi nuk do të ndodhte kurrë.

Rockeri do të jetë i pranuari i vetëm nga bendi si pjesë e Klasës së vitit 2020 në Cleveland, Ohio në maj, por ishte një ditë që Reznor nuk mendoi kurrë se do të vinte, ndërkohë që për herë të parë u kualifikua për pranim në vitin 2014.

"Jam goxha i shokuar. Jam në gjendje shoku", tha këngëtari për Rolling Stone.

"Kur shikoj sesi ishin pranuar Nine Inch Nails, gjithmonë duket sikur biem në “mes të çarjeve” ose nuk jemi në asnjë kategori ose diçka e tillë. Nuk e di nëse është një mekanizëm mbrojtës, por thjesht supozova se do të qëndronim në atë kategori, kështu që u befasova për të mirë kur e pashë se isha pranuar".

“Nine Inch Nails” ishin nominuar për pranim në Hall of Fame dy herë më parë, dhe sa herë që refuzoheshin, e pësonte egoja e Reznorit.

"Isha mësuar të dështoja (për pranimin në Hall of Fame)", tha ai. "Jam i lehtësuar (që më në fund jam pranuar), sepse e kam kuptuar që çdo vit për pjesën tjetër të jetës sime do të më kujtonte një zhgënjim i ri. "Nuk je mjaft i mirë".

Pranimi është veçanërisht domethënës për Reznor, pasi që ai do ta shënojë kthimin e tij në qytetin në të cilin fillimisht filloi ta ndiqte karrierën profesionale, por është i zhgënjyer që zyrtarët e Hall of Fame kanë zgjedhur ta nderojnë vetëm atë, dhe jo të gjithë bendin e tij – edhe pse ai kishte qenë i vetmi anëtar i përhershëm i formacionit, derisa muzikanti Atticus Ross iu bashkua Nine Inch Nails në vitin 2016, shkruan KOHA Ditore.

"Preferenca ime do të ishte që bendi im të pranohej", thotë ai. "Unë nuk vendos, por është një përpjekje nga ana ime që ta pranoj këtë".

Reznor do të pranohet në ceremoninë e Hall of Fame së bashku me Depeche Mode, Doobie Brothers, T-Rex, Whitney Houston dhe Notorious B.I.G.

Ndërkaq në anën tjetër kitaristi i “Judas Priest”, Richie Faulkner, e ka kritikuar Rock and Roll Hall of Fame si një "shaka totale" pasi që bendi i tij u anashkalua për pranim për herë të dytë.

Yjet britanikë të heavy metalit, të cilët po e festojnë 50-vjetorin këtë vit ishin në mesin e kandidatëve për Klasën e vitit 2020, por ata nuk arritën të kualifikoheshin kur u shpallën rezultatet të mërkurën (15 janar), dy vjet pasi që u diskualifikuan së fundi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme