Miriam Cani dhe Alban Skënderaj për herë të dytë prindër, tash të djalit Duam

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj për herë të dytë prindër, tash të djalit Duam

14 January 2020 14:22

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj pak minuta më parë janë bërë prindër për herë të dytë, tashmë me një djalë. Çifti ka zgjedhur një emër të veçantë për të “Duam”, referuar edhe një kënge të kënduar prej tyre pak kohë më parë. Në të dy statuset e tyre ndahen të njëjtat emocione.

Statusi i plotë:

“Mire se erdhe në jetë Duam.

Ne do të duam deri sa frymë me te mos kemi. Ashtu si e do natyra diellin e si e duan yjet qiellin. Gjithmonë me shume se dje e me pak se nesër. Ndoshta nuk te falim dot një kurore por ti do jesh perjetesisht Princi jone Duam. Do bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që t’i të rritesh me shëndet, që ti të rritesh me dinjitet. Te përqafosh te mirën dhe te luftosh padrejtësitë. Te jesh tolerant, i duruar por i guximshëm dhe i vendosur kur duhet. Te dish nga ke ardhur dhe ku do te shkosh. Te jesh vetvetja dhe gjithmonë krenar për veten. Të duash e te të duan.

Është detyrim moral ndaj jush qe na keni dhuruar dashuri e keni qene pjese e gëzimeve dhe hidhërimeve tona te ndajmë arsyen pse zgjodhëm ketë emër edhe pse mund ta imagjinoni.

Duam (përveç se nje fjale e ëmbël, e pastër dhe kuptimplotë shqipe) vjen nga emri i këngës me te cilën ne kurorëzuam martesën tone para pak muajsh, dite e cila përkon me momentin e paharrueshëm kur zbuluam qe Duam-i kishte nisur rrugën e tij për te ardhur ne jete. Ishim duke xhiruar klipin dhe duke e kënduar çdo ditë atë këngë ndaj e kemi ndjere gjithmonë shumë edhe si këngën e tij. DU-AM-ELI, edhe inicialet e emrave tanë si prindër janë aty ne mes si një shtylle ku Duam-i dhe motra e tij Ameli mund te mbështeten gjithmonë.

Mire se vjen ne familje biri jonë. Të DUAM”

Komentet

Shto koment

Të ngjashme