Aktori i njohur i Hollywoodit, Will Smith, këtë javë ishte mysafir në shfaqjen “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” për të promovuar filmin e tij më të fundit, “Bad Boys for LIfe”.
Gjatë emisionit, Smith së bashku me moderatorin Jimmy Fallon e ka përshkruar tërë karrierën duke bërë rep për vetëm 150 sekonda, shkruan nme.
Që nga fillimet e tij në Philadelphia e deri te roli i tij, me të cilin është bërë i famshëm, në serinë “The Fresh Prince of Bel-Air”, transmeton Koha.net. Pastaj kanë përmendur edhe filmat e suksesshëm që ka luajtur si “Bad Boys”, “Independance Day”, “Men in Black”, etj.
Jo vetëm karrierën, por Smith dhe Fallon kanë në këto 150 sekonda kanë përfshirë edhe jetën personale të aktorit 51-vjeçar, si martesën e tij me aktoren Jada Pinkett Smith, 48 vjeçe.
Për më tepër, shikoni videon.