Reperi Sean Combs, i njohur më shumë si Puff Diddy, e festoi 50-vjetorin e lindjes në një rezidencë elitare në Los Angeles.
Në partyn glamuroz shkuan shumë të famshëm, duke përfshirë motrat Kardashian - Kim (39), Khloe (35) dhe Kylie (22). Atyre u bënte shoqëri bashkëshorti i Kim, Kanye West (42).
Miliarderja më e re në botë u mburr me fotografi në rrjetet sociale, shkruan KOHA Ditore. Ajo dhe motra Khloe pozuan në pamje luksoze, ndërsa Kylie e kishte veshur një fustan të zi të hapur i cili mezi se ia mbulonte atributet.
Në party nuk mungoi as “Pantera e Zezë”, Naomi Campbell (49). Përndryshe, ajo ishte në një lidhje të shkurtë me Diddy në vitin 2002.
Në ndejë morën pjesë edhe aktorja Kate Beckinsale (46), reperja Cardi B (27), e shoqëruar nga bashkëshorti, këngëtarja Beyoncé (38) dhe Jay Z (50), Snoop Dogg (48)...