Showbiz

Justin Timberlake e fton Jessica Biel në setin e "Palmer" pas skandalit me kolegen

Justin Timberlake po përpiqet në maksimum që ta kthejë besimin e Jessica Biel.

Aktori dëshiron që gruaja e tij ta vizitojë setin e filmit dhe ta vlerësojë ajo vetë marrëdhënien e tij me kolegen Alisha Wainwright, raporton Us Weekly.

"Justin e ka ftuar Jessicën që të shkojë në New Orleans ndërsa ai është duke xhiruar (Palmer) në mënyrë që ajo të shohë vetë se asgjë nuk po ndodh midis tij dhe Alishas," tha një burim për revistën.

Aktorja, 37 vjeç, raportohet se do ta pranojë ofertën e tij. "Jessica planifikon ta vizitojë atë atje," vazhdoi burimi, duke shtuar se ata gjithashtu "po planifikojnë të dalin së bashku".

Siç ka raportuar RadarOnline.com, Timberlake, 38, u pa duke pirë dhe duke qenë i afërt me kolegen e “Palmer”, Wainwright (30) në një bar të New Orleans.

Revista britanike Sun e dha lajmin se ata të dy, "po qeshnin" ndërsa i kishin kapur duart.

Në atë kohë, Timberlake i përhumbur u pa gjithashtu duke luajtur me duart e Wainwright ndërsa ajo ia prekte këmbën.

Megjithëse burimet në bar thanë për Us Weekly se kolegët janë "thjesht miq", Timberlake iu bind kërkesave të gruas së tij dhe i kërkoi falje bashkëshortes prej shtatë vjetësh, shkruan KOHA Ditore.

"Unë qëndroj larg thashethemeve sa më shumë që mundem, por për familjen time, mendoj se është e rëndësishme t’i adresoj thashethemet e fundit që po i lëndojnë njerëzit që i dua," postoi Justin në faqen e tij në Instagram më 4 dhjetor.

"Disa javë më parë pata një sjellje që mund të keqinterpretohej - por dua të jem i qartë - asgjë nuk ndodhi midis meje dhe koleges. Kam pirë shumë atë natë dhe më vjen keq për sjelljen time. Nuk duhej të isha sjellë ashtu”, e pranoi ai.